Snapchat-i po vjen me një dron praktik e të vogël – ky është çmimi i pajisjes

Teknologji

Snapchat-i po vjen me një dron praktik e të vogël – ky është çmimi i pajisjes

Më: 29 prill 2022 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Më shumë se pesë vjet pasi publikoi Spectacles, Snap rikthehet me një produkt të dytë harduerik, dhe këtë herë pajisja fluturon.

Siç bëhet e ditur, Snap krijoi një dron.

I quajtur Pixy, pajisja e vogël e verdhë ngrihet nga dora e juaj, ju ndjek përreth dhe kap video të cilat mund të dërgohen në Snapchat.

Kjo është përpjekja e aplikacionit Snap për të krijuar një dron më miqësor dhe më i qasshëm se produktet e tjera në treg.

Pixy është në dispozicion në internet për 230 dollarë në SHBA dhe Francë duke filluar nga e enjtja. Ndryshe nga shumica e dronëve ekzistues, është mjaft i vogël dhe i lehtë për t’u futur në xhepin e pantallonave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat