TikTok prezanton një mënyrë të re për krijuesit për të fituar para

Teknologji

TikTok prezanton një mënyrë të re për krijuesit për të fituar para

Më: 5 maj 2022 Në ora: 17:35
Foto ilustrim

TikTok prezanton një mënyrë të re për krijuesit për të fituar para.

Sipas mediave të huaja, plani i TikTok është që të ndajë fitimet me krijuesit më të mëdhenj kur shfaqen video të caktuara pranë klipit të tyre.

Programi është i ngjashëm me atë të përdorur nga shërbimi video YouTube për të paguar krijuesit e tij dhe rezultati mund të jetë një pagesë më e rëndësishme.

Programi i ri quhet TIkTok Pulse dhe lejon shfaqjen e reklamave me “4 për qind të klipeve më të shikuara në TikTok”.

Krijuesit me të paktën 100,000 ndjekës do të marrin një pjesë të të ardhurave kur klipet e tyre të hyjnë në programin e përmendur.

TikTok do të ndajë 50 për qind të të ardhurave të tij nga reklamat me krijues të caktuar, që është afër asaj që YouTube u ofron krijuesve, ose 55 për qind të të ardhurave të tij nga reklamat.

Programi TikTok Pulse do të nisë në qershor në SHBA dhe do të zgjerohet në tregje të tjera në vjeshtë. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat