Elon Musk do të rikthejë në Twitter ish-Presidentin Trump

Teknologji

Elon Musk do të rikthejë në Twitter ish-Presidentin Trump

Më: 10 maj 2022 Në ora: 21:30
Elon Musk

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk, tha të martën se do të heqë ndalimin e vendosur në Twitter ndaj ish-Presidentit Donald Trump. Ai e bëri deklaratën gjatë konferencës "E ardhmja e makinave", të organizuar nga gazeta “Financial Times”.

Zoti Musk, i cili e ka quajtur veten "një absolutist të fjalës së lirë", apo mbrojtës i paepur i amendamentit të parë, arriti rishtazi një marrëveshje për ta blerë këtë platformë të medias sociale me një çmim prej 44 miliardë dollarësh.

Vendimi për ndalimin e ish-Presidentit Trump nga Twitter-i nuk e heshti atë, madje i përforcoi pikëpamjet e tij në radhët e atyre që i përkasin kahut të djathtë në politikë, tha zoti Musk, duke e quajtur masën e ndalimit "moralisht të gabuar dhe krejtësisht të trashë".

Ish-Presidenti Trump u pezullua në mënyrë të përhershme nga platforma Twitter, pak pas trazirave të 6 janarit në Kapitol. Ndërsa bëri të ditur vendimin, kompania Twitter citoi "rrezikun për nxitje të mëtejshme të dhunës"./VOA

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat