Netflix-i largon 150 punëtorë nga puna për shkak të humbjes së abonentëve

Teknologji

Netflix-i largon 150 punëtorë nga puna për shkak të humbjes së abonentëve

Më: 19 maj 2022 Në ora: 19:25
Foto ilustrim

Netflix ka bërë një shkurtim në stafin e platformës duke i pushuar rreth 150 punëtorë nga puna, një muaj pasi që platforma online e filmave tha se ka filluar të humbas abonentë për herë të parë që nga hapja rreth një dekadë më parë.

Gjiganti i “argëtimit” tha se shkurtimet e stafit do të bëhen kryesisht në zyrat që ndodhen në Kaliforni të SHBA-ve.

Platforma Netflix aktualisht ka të punësuar rreth 2% të fuqisë punëtore të Amerikës Veriore.

Netflix bëri të ditur se shkurtimet e vendeve të punës po ndodhin për shkak të rënies së ndjeshme të të hyrave të kompanisë.

Platforma që ofron transmetime të filmave të ndryshëm aktualisht po lufton një humbje të madhe të abonentëve.

“Këto ndryshime po ndodhin për shkak të nevojave të kompanisë, jo për shkak të performancave në punë, gjë që e bënë këtë më të vështirë për neve, pasi që asnjë nga ne nuk dëshiron që t’u thotë lamtumirë kolegëve tanë aq të mirë”, citohet të ketë thënë kompania Netflix në një deklaratë publike. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat