Snapchat pezullon llogarinë e lidhur me të dyshuarin që kreu sulmin në Teksas

Teknologji

Snapchat pezullon llogarinë e lidhur me të dyshuarin që kreu sulmin në Teksas

Më: 25 maj 2022 Në ora: 23:41
Snapchat

Snapchat ka pezulluar një llogari të lidhur me sulmuesin në shkollën Robb në Uvalde të Teksasit, tha një zëdhënës i Snap për CNN.

Llogaria nuk mund të përdoret ose të aksesohet më, tha zëdhënësi.

“Ne jemi duke hetuar një llogari që mund të ketë qenë e lidhur me të dyshuarin dhe jemi në kontakt aktiv me autoritetet e zbatimit të ligjit për të mbështetur hetimin e tyre”, tha zëdhënësi në një deklaratë.

Të pyetur nëse llogaria kishte ngritur ndonjë alarm të mëparshëm, kompania nuk pranoi të komentonte, duke përmendur hetimin në vazhdimin.

Ndryshe, gjatë të martës ka ndodhur një sulm në një shkollë fillore të Teksasit nga ku kanë mbetur të vdekur 21 persona, në mesin e tyre 19 nxënës dhe dy mësues.

Sulmi dyshohet se u krye nga 18-vjeçari Salvador Ramos, i cili u qëllua për vdekje nga forcat e rendit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat