Mark Zuckerberg përditëson avatarin e tij në Meta pas talljeve të shumta me avatarin e parë

Teknologji

Mark Zuckerberg përditëson avatarin e tij në Meta pas talljeve të shumta me avatarin e parë

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 06:30
Foto ilustrim

Drejtori ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg, ka ndërruar dhe përditësuar avatarin e tij në “metaverse”, pasi që versioni origjinal u tall nga përdoruesit e internetit për shkak të grafikës së keqe.

Reagimi u nxit nga premiera e aplikacionit të ri VR nga Meta i quajtur Horizon Worlds, i cili premierën e pati në Francë dhe Spanjë javën e kaluar.

Ai e shpërndau avatarin e tij të parë përpara një Kulle të animuar të Eifell-it, me të cilën përdoruesit e internetit u tallen me të madhe, teksa shumë prej tyre e krahasuan atë me grafikat e lojërave të vjetra të Nintendo, raporton Daily Mail.

Një përdoruese tjetër, Emily Gorcenski shkroi: “Eja të punosh për Meta, ku teknologët më të mirë të kohëve moderne kanë arritur grafika të nivelit të vitit 1995”.

Shumë njerëz vunë në dukje se sa “të frikshme” dhe “sy pajetë” ishin imazhet e nga aplikacioni i realitetit virtual.

Të premten, Zuckerberg tha: “E di se fotografia që e postova më herët gjatë javës ishte shumë bazike – u postua shpejtë vetëm për ta festuar lansimin e aplikacionit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat