Qasja në “Incognito” të Chrome në Android tani mund të kërkojë gjurmën tuaj të gishtit

Teknologji

Qasja në “Incognito” të Chrome në Android tani mund të kërkojë gjurmën tuaj të gishtit

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Duke filluar nga viti 2020, disa aplikacione të Chrome në iOS shtuan një “Privacy Screen” e cila kërkon vërtetim me “Touch” ose “Face ID” për qasje në ato aplikacione.

Chrome për Android tani po e merr aftësinë për t’i kyçur skedat tuaja “Incognito” me gjurmët e gishtit tuaj.

Kur i keni të hapura skedat “Incognito”, dalja nga Chrome do t’i bllokojë menjëherë ato faqe pas vërtetimit me gjurmë të gishtave.

Hapja e shfletuesit për t’u kthyer në ato skeda do të shfaqë një ekran ngjyrë hiri me logon “Incognito” të vendosur në mes.

Prekja e “Unlock Incognito” e hap faqen e gjurmëve të gishtërinjve të sistemit “Verify it’s you”. Mundësia për “Përdor PIN-in” është gjithashtu në dispozicion në këndim e poshtëm majtas.

Opsionet e tjera në dispozicion gjithashtu përfshijnë kthimin tek skedat e rregullta, përderisa menyja “overflow” mbetet tek pozicioni i saj i zakonshëm te “Close Incognito Tabs”, por që sipas 9to5google ndoshta do të ishte më e mirë që ajo të vendoset pas opsionit me kyçje duke përdorur gjurmët e gishtërinjve.

Kjo është e dobishme kur ia jepni telefonin dikujt i cili nuk e di kodin tuaj të kalimit. Mund të aktivizohet dhe çaktivizohet nga: “Settings> Privacy and Security> Lock Incognito Tabs pasi të largohesh nga Chrome”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat