Çfarë mund të na tregojë Google Trends për ndjenjat anti-monarki në internet?

Teknologji

Çfarë mund të na tregojë Google Trends për ndjenjat anti-monarki në internet?

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 12:59
Google Trends

Miliona njerëz në mbarë vendin në Britani po mbajnë zi për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

Megjithatë, për disa, mbulimi i vdekjes së Mbretëreshës ka rindezur bisedat në lidhje me vendin e monarkisë në shoqërinë britanike.

Të dhënat e Google Trends na tregojnë javët gjatë të cilave terma të veçanta kërkimi ishin më të njohura në krahasim me herët e tjera, raporton Sky News.

Image
Popullariteti mbi kërkimin në Google në Mbretërinë e Bashkuar me termin “shfuqizoni monarkinë” nga viti 2021

Në Mbretërinë e Bashkuar, fraza “shfuqizoni monarkinë” ishte më e popullarizuara pas vdekjes së Mbretëreshës me datë 8 shtator.

Por të dhënat nuk tregojnë se në cilin kontekst ishin kërkuar këto terme.

Dhe as nuk shfaqin asgjë në lidhje me pikëpamjet e personit që ka bërë kërkimin.

Për më tepër, ngritja vije pas polemikave rreth reagimit të policisë ndaj protestuesve anti-monarki në ngjarjet përkujtuese gjatë periudhës 12 ditore.

Ndërsa javën e kaluar, u bë virale një video e kryeministres Liz Truss duke diskutuar mbi monarkinë gjersa ishte më e re.

Videoja morri dhjetëra miliona shikime në platformat e ndryshme të rrjeteve sociale, dhe kështu duket se ka pasur një ndikim të madh në nxitjen e kërkimit të këtyre termave të popullarizuara gjatë asaj kohe.

Pra, përderisa interesimi mbi kërkimin e këtyre termave ka arritur majën, shumë faktorë të ndryshëm kontribuues nënkuptojnë se është e vështirë që të nxirret ndonjë përfundim në lidhje me opinionin publik mbi këtë temë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat