Çfarë ju nevojitet për të instaluar në kompjuter video-lojën “Need for Speed Unbound”

Teknologji

Çfarë ju nevojitet për të instaluar në kompjuter video-lojën “Need for Speed Unbound”

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 00:44
Foto ilustrim

Need for Speed: Unbound mbërrin në PC më 2 dhjetor, duke sjellë me vete mbështetje për ekranet DLSS, VRR (Variable Refresh Rate), HDR10 dhe teknologji të tjera.

Aftësia për të mbështetur këto teknologji të avancuara do të thotë që ekzekutimi i versionit për PC të Need for Speed Unbound do të kërkojë ekstra pajisje.

Megjithatë, për sa i përket harduerit, lajmi i mirë është se një kartë grafike si AMD RX 570 ose Nvidia GTX 1050 Ti do të jetë e mjaftueshme për lojtarët.

Loja do të mbështesë sistemin operativ DirectX 12, Windows 10 ose më të ri dhe do të kërkojë 50 GB hapësirë të lirë ruajtjeje.

Këtu janë kërkesat e plota minimale dhe të rekomanduara për të ekzekutuar Need for Speed Unbound në PC:

Minimalisht

OS: Windows 10 64-bit
CPU: Ryzen 5 2600, Core i5-8600
RAM: 8 GB
GPU: RX 570, GTX 1050 Ti
Hapësirë ruajtëse: 50 GB
DirectX 12

Rekomanduar

OS: Windows 10 64-bit
CPU: Ryzen 5 3600, Core i7-8700
RAM: 16 GB
GPU: Radeon RX5700 (8 GB), GeForce RTX 2070 (8 GB)
Hapësirë ruajtëse: 50 GB
DirectX 12 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat