Grupi pro Kremlinit raportohet se ka kryer sulmin kibernetik ndaj Parlamentit Evropian

Teknologji

Grupi pro Kremlinit raportohet se ka kryer sulmin kibernetik ndaj Parlamentit Evropian

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Një grup pro Kremlinit ka marrë përgjegjësinë për një sulm kibernetik në faqen e Parlamentit Evropian.

Në fakt, kjo ndodhi pasi ligjvënësit e këtij institucioni e kanë shpallur Rusinë si shtet që sponsoron terrorizëm.

Kështu ka pohuar udhëheqësja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

“Parlamenti Evropian është nën një sulm kibernetik të sofistikuar. Një grup pro-Kremlinit e ka marrë përgjegjësinë”, ka thënë Metsola përmes një postimi në Twitter.

“Ekspertët tanë të teknologjisë informative janë duke punuar dhe duke mbrojtur sistemet tona. Kjo ndodhi pasi ne shpallëm që Rusia është shtet që sponsoron terrorizëm. Përgjigja ime është: Lavdi Ukrainës”, ka thënë ajo.

Më herët gjatë ditës së mërkurë, ligjvënësit kanë marrë këtë vendim për Rusinë, duke thënë se sulmet ushtarake të Moskës ndaj shënjestrave civile dhe në infrastrukturë të energjisë, spitale dhe shkolla, përbëjnë shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat