Video-loja popullore Hades do të ketë një vazhdim në vitin 2023

Teknologji

Video-loja popullore Hades do të ketë një vazhdim në vitin 2023

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 12:02
Video-loja popullore Hades

Supergiant Games pa një sukses të madh me Hades, dhe tani studio është kthyer me një vazhdim.

Hades 2 është shpallur zyrtarisht dhe qasja e hershme në video-lojë do të jetë i disponueshëm për lojtarët në fillim të vitit 2023.

Nuk ka shumë detaje për vazhdimin, por dihet se në vend të Zagreusit, lojtarët do të kenë në dispozicion një heroinë të re – Melinow. Bëhet fjalë për perëndeshën e hënës, atë që sjell ëndrrat e këqija.

Tradicionalisht, në mitologjinë greke, Melinow është nëna e Zagreusit. Sidoqoftë, Supergiant Games bëri ndryshime për ta bërë personazhin e saj që t’i përshtatej më mirë historisë, kështu që Melinoë në Hades 2 është motra e Zagreusit, domethënë vajza e Hades.

Historia e Hades 2 zhvillohet pas pjesës së parë, dhe Chronos dhe Hades janë keqbërësit kryesorë.

Hades 2 do të arrijë si Qasje e Hershme në Steam dhe Epic Games Store në 2023. Nuk ka asnjë informacion për datën përfundimtare të lëshimit, dhe loja pritet edhe në konzolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat