Microsoft Outlook dhe Teams të paqasshme për mijëra përdorues në mbarë botën

Teknologji

Microsoft Outlook dhe Teams të paqasshme për mijëra përdorues në mbarë botën

Më: 25 janar 2023 Në ora: 15:44
Microsoft Outlook

Mijëra përdorues në mbarë botën nuk po mund të kenë qasje në shërbimet e Microsoft, duke përfshirë Teams dhe Outlook, raporton BBC.

Downdetector, që monitoron faqet e internetit, ka treguar se më shumë se 5 mijë njerëz vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, raportojnë se nuk po mund të kenë qasje në shërbimin e tyre të postës elektronike Outlook.

Shërbimet e tjera si Teams dhe Xbox Live, nuk janë gjithashtu funksionale për shumëkënd. Në anën tjetër, nga Microsoft kanë bërë të ditur se po hetojnë shkaqet.

Microsoft Teams përdoret nga më shumë se 280 milionë njerëz në mbarë botën, kryesisht si pjesë kyçe e biznesit, por përdoret edhe nga shkollat. Ndër të tjera, përdoret për thirrje, takime dhe organizime.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat