Konfirmohet se OnePlus 11R se si çip kryesor do ta ketë Snapdragon 8+ Gen 1

Teknologji

Konfirmohet se OnePlus 11R se si çip kryesor do ta ketë Snapdragon 8+ Gen 1

Më: 29 janar 2023 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

OnePlus do të zhvillojë një ngjarje të madhe më 7 shkurt, ku do të lansojë OnePlus 11 dhe Buds Pro 2 për tregjet globale përveç zbulimit të produkteve të reja.

Njëri prej tyre është OnePlus 11R i cili zyrtarisht është konfirmuar se do ta ketë të integruar çipin SoC Snapdragon 8+ Gen 1.

Kompania OnePlus nuk ka zbuluar ende ndonjë specifikë tjetër të OnePlus 11R, por thashethemet thonë se telefoni inteligjent do të vijë me deri në 16 GB RAM dhe 512 GB hapësirë ruajtëse, një ekran AMOLED 6.7″ 120Hz dhe bateri 5,000mAh me karikim me kabllo prej 100W, raporton GSM Arena.

OnePlus 11R do të ketë një kamerë kryesore 50MP në pjesën e pasme dhe një kamerë 16MP në pjesën e përparme për selfie dhe video thirrje.

Mund të prisni që OnePlus të zbulojë disa detaje të tjera rreth OnePlus 11R në ditët që çojnë në ngjarjen e 7 shkurtit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat