Përdoruesit në Twitter i përgjigjen thirrjes së Elon Musk për ndihmë

Teknologji

Përdoruesit në Twitter i përgjigjen thirrjes së Elon Musk për ndihmë

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 23:18
Elon Musk

Elon Musk i befasoi milionat fansa dhe kritikuesit e tij më 5 shkurt duke thënë se muajt e fundit kanë qenë ferr. Sipërmarrësi shkoi aq larg sa kërkoi “mbështetjen e publikut” në këtë kohë “jashtëzakonisht të vështirë”.

“Tre muajt e fundit ishin jashtëzakonisht të vështira, pasi duhej të shpëtoja Twitter-in nga falimentimi, derisa në të njëjtën kohë duhej të përmbushja detyrat thelbësore të Tesla & SpaceX”, shkroi miliarderi më 5 shkurt, si një koment ndaj artikullit të Wall Street Journal që tregon sfidat e tij. “Nuk do t’ia uroja askujt atë dhimbje.”

“Twitter ka ende sfida, por tani është drejt arritjes së nivelit standard nëse vazhdojmë me të”.

Musk më pas bëri atë që e bën rrallë: kërkoi mbështetjen e të gjithëve.

“Përkrahja e publikut vlerësohet shumë!”, tha ai.

Mbështetja erdhi menjëherë me fjalë inkurajimi dhe lutje për të.

“Të lutem qëndro i sigurt dhe bëj kujdes, bota ka nevojë për ty, Elon”, komentoi një përdorues i Twitter.

““Edhe unë jam i shqetësuar për veten”, iu përgjigj miliarderi.

“Ju jeni ai që mund të bëni diçka të mundur! Ne besojmë në ju! Ju keni mbështetjen tonë 💛”, i bëri reply i njëjti përdorues.

“Elon, ne besojmë në ty! Qofsh gjithmonë i sigurt dhe me shëndet!”, shtoi një tjetër përdorues.

“Edhe Zoti pushonte, vëlla. Lutemi për ty”.

“Edhe Zoti mori ditën e shtatë pushim. Pushoni pak. Të gjithë të duam, edhe ata që urrejnë të të admirojnë”, pranoi një përdorues tjetër.

“Shko dhe fli mik, unë kam të njëjtat zakone! Është keq!” këshilloi një përdorues. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat