Musk: Vetëm llogaritë e verifikuara mund të votojnë për sondazhet në Twitter nga data 15 prill

Teknologji

Musk: Vetëm llogaritë e verifikuara mund të votojnë për sondazhet në Twitter nga data 15 prill

Më: 28 mars 2023 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Elon Musk tha të hënën se vetëm llogaritë e verifikuara në Twitter do të kenë të drejtë të votojnë në sondazhe duke filluar nga 15 Prilli, një lëvizje që CEO i kompanisë së mediave sociale beson se do të adresojë sasinë e avancuar të robotëve të AI-s.

Musk tha gjithashtu se vetëm llogaritë e verifikuara do të kenë të drejtë të jenë në rekomandimet “For You” të Twitter-it, veçori që shfaqë një rrjedh postimesh nga llogaritë në Twitter.

Twitter nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për Reuters.

Vitin e kaluar Musk kishte thënë se Twitter do të kufizonte votimin ndaj sondazheve që kanë të bëjnë me politikat për abonentët që paguajnë Twitter Blue.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat