Inxhinieri i lartë i Twitter jep dorëheqje pas defekteve në lansimin e kampanjës presidenciale të DeSantis

Teknologji

Inxhinieri i lartë i Twitter jep dorëheqje pas defekteve në lansimin e kampanjës presidenciale të DeSantis

Më: 27 maj 2023 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Një inxhinier i lartë i Twitter ka thënë se do largohet nga kompania, vetëm një ditë pasi që lansimi i kampanjës presidenciale të Ron DeSantis në platformë kishte pësuar defekte teknike.

Foad Dabiri shkroi në Twitter: “Pas pothuajse katër vitesh të mrekullueshme në Twitter, dje vendosa të largohem nga foleja”. Hyrja e DeSantis në garën për Shtëpinë e Bardhë u godit nga disa probleme pas mosfunksionimit të një transmetimi të drejtpërdrejtë në Twitter.

Mbi 80 për qind e forcës punëtore e firmës është shkurtuar që kur Musk e bleu atë. Dabiri nuk specifikoi pse kishte vendosur të largohej nga Twitter apo nëse kishte lidhje me problemet me eventin e DeSantis në platformë.

BBC thotë se ai nuk i ishte përgjigjur një kërkese të bërë nga ana e tyre për koment mbi rastin, por ata shtojnë se as Twitter nuk kishte dhënë prononcim mbi largimin e Dabiri.

Dabiri, i cili ishte drejtuesi inxhinierik për organizatën e Rritjes në Twitter, tha në një postim në Twitter se ai kishte “përjetuar dy periudha të ndryshme” në kompani, para dhe pasi ajo u ble nga multi-miliarderi vitin e kaluar.

Në një postim tjetër Dabiri tha se tranzicioni në “2.0-shin” e Twitter ishte “masiv dhe i shpejtë”, tutje ai shtoi: “Të them se ishte sfiduese në fillim do të ishte një nënvlerësim.”

Problemet me një transmetim të drejtpërdrejtë në Twitter nënkuptonin se një event për të nisur ofertën e Desantis për nominimin presidencial republikan filloi me 20 minuta vonesë.

Guvernatori i Floridës shihet si rivali kryesor i ish-presidentit Donald Trump për të qenë kandidati i partisë së tyre në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat