Mbikëqyrësi japonez i privatësisë paralajmëron OpenAI – krijuesin e ChatGPT për të dhënat e përdoruesit

Teknologji

Mbikëqyrësi japonez i privatësisë paralajmëron OpenAI – krijuesin e ChatGPT për të dhënat e përdoruesit

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 08:12
Foto ilustrim

Mbikëqyrësi japonez i privatësisë të premten bëri të ditur se e ka paralajmëruar OpenAI – start-up-in e mbështetur nga Microsoft – që qëndron prapa chatbot-it ChatGPT, që të mos koleksionojë të dhëna sensitive pa marrë leje nga përdoruesit.

“OpenAI duhet të minimizojë të dhënat e ndjeshme që mbledh për mësimin e makinerive”, tha në një deklaratë Komisioni për Mbrojtjen e Informacionit Personal, duke shtuar se mund të ndërmarrë veprime të mëtejshme nëse ka më shumë shqetësime.

Rregullatorët në mbarë botën po përpiqen të hartojnë rregulla që rregullojnë përdorimin e inteligjencës artificiale gjeneruese, e cila mund të krijojë tekst dhe imazhe, ndikimi i të cilës teknologji përkrahësit e saj e krahasojnë me periudhën e ardhjes së internetit, raporton Reuters.

Përderisa Japonia ka ngecur me disa nga tendencat e fundit të teknologjisë, ajo shihet se ka një nxitje më të madhe për të mbajtur ritmin me përparimet në sektorin e inteligjencës artificiale dhe robotikës për të ruajtur produktivitetin, teksa popullsia e saj zvogëlohet.

Mbikëqyrësi vuri në pah nevojën për të balancuar shqetësimet e privatësisë me përfitimet e mundshme të inteligjencës artificiale gjeneruese, duke përfshirë përshpejtimin e inovacionit dhe trajtimin e problemeve të tilla si ndryshimi i klimës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat