Taksitë fluturuese në Izrael filluan me fluturime testuese për pasagjerët

Teknologji

Taksitë fluturuese në Izrael filluan me fluturime testuese për pasagjerët

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 22:25
Foto ilustrim

Autoritetet izraelite nisën fluturimet e para testuese të të ashtuquajturit taksi-dronë si pjesë e iniciativës së saj për dronët (INDI), me qëllim që në të ardhmen të mundësojë transportin e pasagjerëve dhe ngarkesave me këto fluturake.

Ky pilot-projekt dyvjeçar synon të krijojë një rrjet kombëtar dronësh që do të përdoren për transportin e pasagjerëve, shkruan 24 News izraelit.

Qëllimi kryesor i projektit është të mundësojë transport të shpejtë dhe efikas të pasagjerëve dhe mallrave dhe të reduktojë bllokimet në rrugët në të gjithë Izraelin. Gjithashtu, projekti synon përmirësimin e shërbimeve tregtare dhe të transportit publik.

Ministrja e Transportit, Miri Regev, theksoi se kjo është iniciativa e parë e këtij lloji në botë që ka një qasje të gjerë dhe multidisiplinare në testimin e teknologjive të reja, duke përfshirë transportin e mallrave dhe më vonë të njerëzve.

Projekti gjithashtu eksploron të gjitha aspektet, përfshirë legjislacionin, që do të kërkohet për funksionimin komercial të dronëve.

Faza e dytë e projektit të taksive fluturuese të Izraelit filloi në janar dhe përfshinte një investim prej rreth 60 milionë dollarësh në zhvillimin e infrastrukturës së dronëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat