“Zogu grabitqar” 300 milionë dollarësh, ky është jahti luksoz dhe i shpejtë

Teknologji

“Zogu grabitqar” 300 milionë dollarësh, ky është jahti luksoz dhe i shpejtë

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 08:27
Jahti me një vlerë prej 300 milionë dollarësh, i cili quhet “Soar”

I frymëzuar nga zogjtë grabitqarë, David Weiss, nga kompania Designova, ka arritur të krijojë një jaht të jashtëzakonshëm, superluksoz dhe të shpejtë, me një pamje fantastike.

Jahti me një vlerë prej 300 milionë dollarësh, i cili quhet “Soar”, jo vetëm që ngjan me sqepin e një zogu në pjesën e parë të tij, por edhe në brendësi ai është i frymëzuar për elegancën futuristike të tij nga skeleti i zogjve.

David Weiss është shprehur se ky jaht është zhvilluar në bashkëpunim edhe me specialistë të jahteve të garave të lundrimit duke ofruar kështu edhe një shpejtësi të madhe.

Në kuvertën e jahtit 105 metra të gjatë ka zona të shumta argëtimi, mes të cilave edhe dy pishina dhe dy vende për uljen e helikopterëve.

Weiss zbuloi se një person i pasur me lidhje të forta në Formula 1, pa zbuluar emrin, kishte shfaqur interes për “Soar”, por në fund ai zgjodhi një tjetër jaht. Për këtë arsye, Soar vijon të mbetet koncept dhe për ndërtimin e tij do të duhen rreth 3 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat