X me veçori të re – përdoruesit mund të bllokojnë llogaritë e paverifikuara t’u bëjnë ‘reply’ në postimet e tyre

Teknologji

X me veçori të re – përdoruesit mund të bllokojnë llogaritë e paverifikuara t’u bëjnë ‘reply’ në postimet e tyre

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Platforma X (ish-Twitter) që drejtohet nga Elon Musk ka lansuar një veçori të re ku përdoruesit tani mund të bllokojnë llogaritë e paverifikuara që t’u bëjnë ‘reply’ në postimet e tyre.

Ky ndryshim vjen rreth 11 muaj pasi Musk lansoi shërbimin me pagesë për Twitter Blue duke u mundësuar përdoruesve të marrin verifikimin e shenjës blu për 7.99 dollarë në muaj.

Kjo do të jetë e vështirë për ata që nuk paguajnë për shërbimin të hedhin poshtë dezinformatat, të cilat studiuesit raportojnë se kanë vazhduar të rriten.

Image
Foto ilustrim

Që kur Elon Musk mori në krye platformën, veçori të shumta janë lansuar për abonuesit e shërbimit me pagesë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat