Edhe një shtet tjetër e ndalon TikTok-un, vendimi hyn në fuqi menjëherë

Teknologji

Edhe një shtet tjetër e ndalon TikTok-un, vendimi hyn në fuqi menjëherë

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Nepali e ka ndaluar TikTok-un pasi ka vlerësuar se përmbajtja e tij “ishte e dëmshme për harmoninë sociale”.

Vendimi vjen disa ditë pasi vendi prezantoi një rregull të ri që kërkon që kompanitë e mediave sociale të krijojnë zyra ndërlidhëse në vend, raporton BBC.

TikTok, i cili ka rreth një miliard përdorues në muaj, është ndaluar nga disa vende, përfshirë Indinë.

Në fillim të këtij viti, Montana u bë shteti i parë amerikan që e ndaloi atë, ndërsa Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar e ndaloi atë nga rrjeti i tij.

Ministri i Komunikimeve dhe Teknologjisë së Informacionit në Nepal, Rekha Sharma i tha BBC -së se platforma përhap përmbajtje me qëllim të keqAjo shtoi se “ndalimi do të hyjë në fuqi menjëherë dhe autoritetet e telekomit janë drejtuar për të zbatuar vendimin”.

Por Gagan Thapa, një udhëheqës i lartë i Kongresit Nepal, i cili është pjesë e qeverisë së koalicionit, ka vënë në pikëpyetje vendimin e qeverisë për të vendosur një ndalim ndaj TikTok.

Ai tha se ishte një përpjekje për të frenuar lirinë e shprehjes dhe zyrtarët duhet të fokusohen në rregullimin e platformës.

TikTok është vënë nën shqyrtim nga autoritetet në mbarë botën për shqetësimet se të dhënat mund t’i kalojnë qeverisë kineze.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat