Disa përdorues të Google thanë sot se nuk ishin në gjendje të kryenin kërkime duke përdorur shfletuesin Chrome të kompanisë dhe kishin probleme me dërgimin e email përmes aplikacionit Gmail. Problemi preku vetëm përdoruesit në Britani të Madhe dhe qe atëherë është zgjidhur, tha Google.
Numri i përdoruesve që raportojnë probleme me shërbimet e Google u rrit sot në mëngjes, sipas DownDetector, një faqe interneti që gjurmon statuset e faqeve të internetit.
DownDetector tha se raporton një incident vetëm kur numri i raporteve është dukshëm më i lartë se zakonisht për një periudhë të caktuar kohore.
Një zëdhënës i Google Cloud tha se ofroi një përditësim të panelit me informacione rreth statusit të shërbimeve të Google Cloud.
Google pranoi një incident që prek një sërë shërbimesh të Google, duke përfshirë sistemet e tij cloud, dhe raportoi probleme të lidhjes.
"Gjatë problemit, përdoruesit që lidhen me shërbimet GCP nga rajoni i Britanisë së Madhe mund të kenë përjetuar vonesë të lartë, norma gabimi me ndërprerje 500," thuhet në përditësimin e kompanisë.
Disa përdorues të Google postuan komente në faqen Downdetector duke thënë se "Google as nuk do të ngarkohet" ose se ata "nuk mund të përdorin aplikacionin e shfletuesit Google Chrome".