Lansohet motorola Edge 60 Fusion me funksionet 'Moto AI'

Teknologji

Lansohet motorola Edge 60 Fusion me funksionet 'Moto AI'

Më: 2 prill 2025 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Telefoni i mençur Motorola Edge 60 Fusion vjen me një ekran të lakuar 6.7-inç, i certifikuar nga Pantone, me një frekuencë rifreskimi prej 120Hz dhe rezolucion 1.5K.

Pajisja është e fuqizuar nga çipseti MediaTek Dimensity 7400, i kombinuar me deri në 12GB RAM dhe deri në 256GB hapësirë ruajtjeje, e cila mund të zgjerohet deri në 1TB përmes kartës microSD, shkruan Business Standard.

Ky telefon është i certifikuar IP68/69, duke ofruar mbrojtje ndaj pluhurit dhe ujit, si dhe ka marrë certifikimin ushtarak MIL-810H për qëndrueshmëri.

Motorola premton tre vjet përditësime të sistemit operativ dhe katër vjet përditësime të sigurisë për Edge 60 Fusion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat