Komisioni Evropian ka gjobitur Apple me 500 milionë euro dhe Meta me 200 milionë euro për shkelje të rregullave të konkurrencës dhe zgjedhjes së përdoruesve në kuadër të Ligjit të Tregjeve Digjitale të BE-së (DMA), raporton The Guardian, trasnemton KosovaPress.
Apple u gjobit për kufizimin e zhvilluesve të aplikacioneve që të shpërndanin aplikacione jashtë dyqanit të saj të aplikacioneve, duke penguar mundësitë për ofrimin e ofertave më të lira për konsumatorët. Meta, nga ana tjetër, u gjobit për modelin e saj të "pajtimit ose pagimit" që u ofroi përdoruesve të Facebook dhe Instagram mundësinë të zgjedhin mes pajtimit që të dhënat e tyre të përdoren për reklama, ose të paguanin një tarifë për një shërbim pa reklama. Komisioni e konsideroi këtë qasje të papajtueshme me DMA-në.
Apple dhe Meta janë të parashikuar të apelojnë këto gjoba, ndërsa Komisioni njoftoi se Apple ka marrë masa për të lejuar përdoruesit të çinstalojnë disa aplikacione dhe të zgjedhin më lehtë një shfletues tjetër si parazgjedhje. Komisioni gjithashtu njoftoi se do të vazhdojë të monitorojë veprimet e kompanive dhe të sigurojë që ato të respektojnë rregullat e BE-së.
Pas këtyre vendimeve, Apple e ka kritikuar Komisionin për padrejtësi, duke thënë se po dëmtohet privatësia dhe siguria e përdoruesve, ndërsa Meta ka deklaruar se do të apelojë gjobën për të mbrojtur modelin e saj të biznesit.