Apple po kërkon të shtojë motorë kërkimi me Inteligjencë Artificiale nga OpenAI, Perplexity dhe Anthropic në Safari, raportoi Bloomberg të mërkurën.
Eddy Cue, Zëvendëspresidenti i Lartë i Shërbimeve i Apple, bëri deklaratën gjatë dëshmisë së tij në padinë e Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së kundër Alphabet.
Zbulimi i Cue ishte pjesë e dëshmisë së tij në lidhje me marrëveshjen e Apple dhe Google prej 20 miliardë dollarësh në vit që e bën Google motorin e kërkimit parazgjedhur në Safari.
Ai vuri në dukje se kërkimet në Safari ranë për herë të parë muajin e kaluar, një ndryshim që ai ia atribuon përdorimit në rritje të Inteligjencës Artificiale.
Cue gjithashtu deklaroi se ai beson se ofruesit e kërkimit me Inteligjencë Artificiale do të zëvendësojnë motorët tradicionalë të kërkimit si Google, prandaj Apple po kërkon në mënyrë aktive të shtojë këto shërbime në shfletuesin e saj.
Megjithatë, Cue vuri në dukje se këto shërbime ndoshta nuk do të jenë “zgjedhjet e para”, pasi ai beson se ato ende duhet të përmirësohen.