Gemini integrohet më thellë në Google Workspace

Teknologji

Gemini integrohet më thellë në Google Workspace

Më: 31 maj 2025 Në ora: 22:01
Foto ilustrim

Përdoruesit e Google Workspace do të shohin shumë më tepër aktivitet të Gemini në përmbledhjen e emaileve të tyre.

Gmail tani krijon automatikisht përmbledhje për temat komplekse, shkruajnë mediat e huaj.

Përmbledhjet e emaileve të mbështetura nga AI janë të disponueshme për llogaritë e Google Workspace që nga viti i kaluar, por deri më tani ato duhej të aktivizoheshin manualisht.

Në vend të kësaj, teknologjia e Al e Google tani do të “vendos vetë” kur një përmbledhje mund të jetë e dobishme dhe do t’i gjenerojë ato.

Ndryshe, nëse Gmail ende nuk gjeneron një përmbledhje automatike, përdoruesi do të duhet ta kërkojë manualisht atë deri atëherë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat