Snap njofton daljen në treg të syzeve të para AR për publikun në vitin 2026

Teknologji

Snap njofton daljen në treg të syzeve të para AR për publikun në vitin 2026

Më: 12 qershor 2025 Në ora: 07:02
Foto ilustrim

Kompania Snap Inc. ka bërë të ditur se syzet e reja të realitetit të shtuar (AR), të quajtura “Specs”, do të dalin për herë të parë në treg për publikun në vitin 2026.

Lajmi u bë publik gjatë panairit të teknologjisë AWE 2025 në Kaliforni, ku CEO i Snap, Evan Spiegel, i quajti syzet “kompjuteri personal më i avancuar në botë”.

Specs do të kenë “lente transparente” që shtojnë përvoja digjitale mbi botën reale.

Snap ka investuar mbi 3 miliardë dollarë në zhvillimin e syzeve AR gjatë 11 viteve të fundit.

Gjithashtu, kompania njoftoi bashkëpunime të reja me OpenAI, Google Gemini dhe Niantic për përvoja të avancuara me inteligjencë artificiale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat