Zbulo një përvojë televizive krejtësisht të re me Neo QLED 4K

Teknologji

Zbulo një përvojë televizive krejtësisht të re me Neo QLED 4K

Më: 27 qershor 2025 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Në një botë ku gjithçka lëviz shpejt, momentet që ndajmë me të dashurit tanë duke parë një film të mirë, një ndeshje emocionuese apo thjesht duke u shplodhur në divan pas një dite të ngarkuar janë ato që e bëjnë jetën më të bukur.

Me televizorët e rinj Samsung Neo QLED 4K, këto momente kthehen në përvoja të paharrueshme.

Ky nuk është më thjesht një televizor. Është një pjesë e jetës tuaj. Një pajisje që e kupton se çfarë doni, si e shijoni përmbajtjen dhe si të përshtatet me ju përmes teknologjisë inteligjente Samsung Vision AI.

Image
Samsung

Argëtimi që vjen pas jush

Me fuqinë e inteligjencës artificiale, Neo QLED mëson shijet tuaja dhe krijon një përvojë unike për secilin anëtar të familjes. Ai ju rekomandon përmbajtje që ju interesojnë, përkthen në kohë reale serialet tuaja të huaja të preferuara dhe ju ndihmon të njihni më shumë për atë që shihni pa pasur nevojë të kërkoni. Thjesht klikoni mbi aktorin në skenë dhe mësoni gjithçka për të.

Me disa kontrolle të thjeshta nga Galaxy Watch, e gjithë përvoja bëhet pa shqetësuar askënd për telekomandën. Ju nuk e kontrolloni më televizorin ai përshtatet me ju, kjo është filozofia që Samsung paraqet në treg me këtë linjë të re televizorësh.

Jetë e përditshme më e zgjuar dhe më e organizuar

Neo QLED është gjithashtu një portë drejt një shtëpie më të zgjuar. Falë SmartThings, ju mund të ndizni dritat, të ulni temperaturën, të kontrolloni kamerat apo të shikoni kush trokiti te dera të gjitha nga ekrani i televizorit. Në vend që të ndani vëmendjen në shumë pajisje, tani gjithçka është në një vend të vetëm, aty ku ndodhet familja.

Dritë, ngjyra dhe rehati në çdo moment

Kjo linjë e re televizorësh vjen edhe me një nga veçoritë karakteristike të Samsung siç janë pikat kunatike. Ngjyrat që sjell teknologjia Quantum Dot janë të pasura, të thella dhe të vërteta, pa marrë parasysh ndriçimin apo këndin e shikimit. Me një ekran që shmang reflektimin e dritës, asgjë nuk ju pengon të shihni filmin tuaj të preferuar, qoftë edhe në mes të ditës.

Në fund të fundit, ajo që ka rëndësi nuk është vetëm ajo që shihni, por si ju bën të ndiheni. Dhe Neo QLED është krijuar pikërisht për këtë: të sjellë gëzim, lehtësi dhe lidhje më të thellë me përmbajtjen dhe me njerëzit që doni.

Promocioni i verës

Gjatë periudhës promocionale nga 2 qershori deri më 13 korrik 2025, ose deri në mbarimin e stokut të dhuratave, blerësit e televizorëve Samsung QLED, OLED, Neo QLED dhe The Frame (modelet 2024 dhe 2025) përfitojnë 3 vite garanci shtesë. Për më tepër, ata që zgjedhin modele me madhësi 65 inç e më të mëdha, përfshirë edhe Crystal UHD 98 inç, do të marrin në dhuratë një Galaxy Watch7.

Për më shumë informacion rreth produkteve Samsung, ju lutem vizitoni link-un.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat