Pas rënies së Facebook-ut dhe Instagram-it, probleme u raportuan edhe në WhatsApp

Teknologji

Pas rënies së Facebook-ut dhe Instagram-it, probleme u raportuan edhe në WhatsApp

Më: 12 qershor 2026 Në ora: 16:09
WhatsApp

Janë bllokuar pasditen e sotme rreth orës 15:40, Facebook dhe disa platforma të tjera në pronësi të Meta-s, duke lënë miliona përdorues të paaftë për të hyrë në llogaritë e tyre.

Deri më tani mbetet e paqartë se pse platformat kanë pësuar ndërprerje, ndërsa probleme me funksionimin ka shfaqur edhe WhatsApp.

Mësohet se probleme me rrjetet sociale kanë pasur qytetarë në mbarë botën, pra bllokimi i platformave nuk ka ndodhur vetëm në vendin tonë.

Meta nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar mbi shkakun e problemit, ndërsa ekipet teknike pritet të sqarojnë situatën në orët në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat