Komunikacioni në Maqedoni, ulet shikueshmëria në Tetovë - Bota Sot
Komunikacioni në Maqedoni, ulet shikueshmëria në Tetovë

Tetova

Komunikacioni në Maqedoni, ulet shikueshmëria në Tetovë

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 09:15
Foto

Komunikacioni në rrugët shtetërore në vend zhvillohet pa ndërprerje dhe nëpër korsi të lagura. Për shkak të mjegullës shikueshmëria është ulur deri 30 metra në Tetovë, ndërsa prej 50 deri 100 metra shikueshmëria është në rrugën Negotinë-Demir Kapi, gjithashtu edhe në Shkup dhe Kumanovë.

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatare, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka ndalesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti

Lidhja Auto-moto e Maqedonisë rekomandon përshtatje të shpejtësisë, respektim të sinjalizimeve rrugore, sidomos në vendet ku ka mjegull.

Aksi rrugor Ohër-Resnjë përmes parkut kombëtar “Galiçica” është i mbyllur për komunikacion për gjitha makinat që nga 15 nëntori deri më 1 prill të vitit të ardhshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...