Tetovë, janë lënduar dy persona pasi vetura ka dalë nga rruga

Tetova

Tetovë, janë lënduar dy persona pasi vetura ka dalë nga rruga

Më: 26 janar 2019 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Dje rreth orës 6 e 30 në rrugën rajonale Tetovë – fshati Jazhincë, Sh.I. (49) nga fshati Sllatinë duke vozitur veturën e tij “Golf” me targa të Tetovës, ka dalë jashtë rrugës.

Nga aksidenti kanë marrë lëndime trupore dy bashkëushëtarë nga fshati Sllatinë, bashkudhëtari R.I. (46) ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa M.I. (73) lëndime më të lehta trupore. Personave u është ofruar ndihmë mjekësore në Spitalin e Tetovës.

Policia njofton se është kryer ekspertizë në vendngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat