Arrestohen 6 shtetase të Shqipërisë dhe një e Kosovës në lokal nate në Sedllarcë të Tetovës - Bota Sot
Arrestohen 6 shtetase të Shqipërisë dhe një e Kosovës në lokal nate në Sedllarcë të Tetovës

Tetova

Arrestohen 6 shtetase të Shqipërisë dhe një e Kosovës në lokal nate në Sedllarcë të Tetovës

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 13:11
Foto ilustrim

Policia mbrëmë ka arrestuar shtetase të huaja të cilat gjatë natës janë kapur në një objekt hotelierik në fshatin Sedllarca e Epërme, afër autostradës Tetovë-Gostivar.

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se mbrëmë në periudhën prej orës 00.00 deri në orën 03.00 nëpunës policorë kanë kryer aksione kontrolli në një objekt hotelierik në fshatin Sedllarca e Epërme afër autostradës Tetovë-Gostivar.

Gjatë kontrollit në objekt janë kapur 10 femra, prej të cilave tre nga Republika e Maqedonisë, gjashtë nga Republika e Shqipërisë dhe një nga Kosova. Shtetet e huaja janë arrestuar në Stacionin e policisë në Tetovë për procedurë të mëtejshme Për ngjarjen është informuar edhe prokurori publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...