Kallëzim penal për një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë, mashtruan disa banorë të Tetovës - Bota Sot
Kallëzim penal për një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë, mashtruan disa banorë të Tetovës

Tetova

Kallëzim penal për një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë, mashtruan disa banorë të Tetovës

Më: 27 prill 2019 Në ora: 12:14
Ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë ka kallëzuar penalisht personat L.S (30) nga Kosova dhe S.S (23) nga Shqipëria, për shkak të dyshimeve për kryerje të veprës penale të “mashtrimit”.

Në maj të vitit 2017, të kallëzuarit kanë treguar fakte të rrejshme dhe në këtë mënyrë i kanë mashtruar katër persona nga rajoni i Tetovës.

Të kallëzuarit janë prezantuar si persona që kanë nevojë për ndihmë në para për shërim, ndërmjetësim për viza pune ose shitje automjetesh.

Kështu, të kallëzuarit kanë përfituar rreth 984 mijë denarë (rreth 16 mijë euro) në mënyrë të paligjshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...