Tetova pa qendra për trajtimin e qenve endacak - Bota Sot
Tetova pa qendra për trajtimin e qenve endacak

Tetova

Tetova pa qendra për trajtimin e qenve endacak

Më: 11 maj 2019 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Edhe pse kanë kaluar afro dy muaj nga premtimi se për një javë do të hapet Qendra për trajtimin e qenve endacakë në Tetovë, e njëjta ende nuk është në funksion. Fituesi i tenderit për trajtimin e qenve endacak thotë se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe investimet, por vonesa se është shkaku i një komisioni të drejtorisë për veterinari, e që për shkak të zgjedhjeve, nuk kanë mundur ta bëjë inspektimin e qendrës.

“Problemi nuk qëndron as tek neve as tek komuna, por diku tjetër. Ne e kemi dorëzuar që para 15 ditësh kërkesën në Drejtorinë e Ushqimit dhe veterinarisë në Shkup, dhe presim të vinë ata të bëjnë një kontroll dhe të na japin leje për fillimin e punëve. Unë shpresoj se këto ditë ata duhet të vinë pra më së shumti 15 apo 20 ditë në bazë të Ligjit dhe kjo është e gjitha”, theksoi Rami Selmani, drejtues i Qendrës për trajtimin e qenve endacak.

Edhe nga komuna e Tetovës, fajin e hedhin tek Drejtoria për ushqim dhe veterinari.

“Nga ana e komunës janë bërë të gjitha përgatitjet. Presim vizitën e inspektoratit të drejtorisë për veterinari dhe ushqim të jep lejen për fillimin me punë”.

“E derisa institucionet hedhin fajin tek njëra tjetra për vonesat e implementimit të projektit, ata që më shumë e pësojnë, janë banorët e Tetovës, me theks të veçantë fëmijët e shkollave fillore që frekuentojnë shkollat në orët e hershme të mëngjesit”.

Qendra për trajtimin e qenve endacak ka një kapacitet për kujdesin e 20 qenve, të cilët, pas kastrimit, vaksinimit dhe shpimit të veshëve sërish do lëshohen në rrugët e Tetovës. Por, kjo ve në dyshim realizimin me sukses të këtij projekti për faktin se të njëjtët sërish do të përbëjnë rrezik për banorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...