Në protestë në Tetovë u kërkua nga Kuvendi të legalizohet publikimi i “bombave” - Bota Sot
Në protestë në Tetovë u kërkua nga Kuvendi të legalizohet publikimi i “bombave”

Tetova

Në protestë në Tetovë u kërkua nga Kuvendi të legalizohet publikimi i “bombave”

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 19:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Qindra protestues janë grumbulluar sot në Tetovë në shenjë proteste me rastin e bombave të cilat i publikon në rrjetin ‘Facebook’ përdoruesi me pseudonimin ‘El Cheka. Vëllai i tij, Blerim Ahmeti, qëndron prapa organizimit të kësaj proteste, si dhe të asaj më herët.

Protestuesit kërkojnë dorëheqje të funksionarëve të BDI-së, sundim të ligjit, proces gjyqësor të skandaleve nga “bombat” e reja të publikuara, si dhe drejtësi për rastet ku janë të involvuar shqiptarët.

Blerim Ahmeti, i cili është vëllai i El , ka kërkuar që Kuvendi të votojë ndryshimin e ligjit me çka do të legalizohej publikimi i “bombave”.

“Të nderuar pjesëmarrës të kësaj proteste nuk na ka mbledhur këtu sot dëshira për të shëtitur por nevoja për të protestuar kundër një dukurie mafioze të klasës politike shqiptare. Ne jemi mbledhur këtu për të kërkuar që urgjentisht Parlamenti të fillojë procedurë për të ndryshuar ligjin i cili e sanksionon publikimin e bisedave të përgjuara të politikanëve shqiptarë dhe jo vetëm. Ne kërkojmë që të shpallet i pavlefshëm ky ligj që i mbron shkelësit e ligjit. Komisioni i Venecias në mënyrë decide rekomandon se duhet të publikohet çdo dokument i cili paraqet inters publik. Bisedat e përgjuara janë më shumë se interes publik, shkaku së në ato biseda shkelen të drejtat e njeriut, shkelet po ashtu edhe kushtetuta e vendit”, tha Ahmeti duke shtuar se ligji është sjellë për të mbrojtur politikanët shqiptarë.

Gjatë protestës organizatorët kanë ftuar protestuesit që të jenë të qetë dhe të mos përdorin dhunë ndaj policisë.

Në protestë kanë marrë pjesë edhe qytetarë nga qytete të tjera si Kumanova, Gostivari, Kërçova dhe Struga, të cilët kanë udhëtuar të organizuar me autobusë. Turmës nuk ju lejua që t’i afrohet selisë së BDI-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...