Tetë ditë paraburgim për sulmuesit e mjekut në Spitalin Klinik të Tetovës - Bota Sot
Tetë ditë paraburgim për sulmuesit e mjekut në Spitalin Klinik të Tetovës

Tetova

Tetë ditë paraburgim për sulmuesit e mjekut në Spitalin Klinik të Tetovës

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 18:19
Foto

Gjykatësi në procedurë paraprake vendosi t’u përcaktojë nga tetë ditë paraburgim dy vëllezërve për sulmin e djeshëm ndaj mjekut në repartin e lëkurës në Spitalin klinik në Tetovë. Paraprakisht policia e Tetovës ka parashtruar padi penale për dhunë.

Sipas burimeve të hetimit, dy vëllezërit tashmë janë dërguar për mbajtjen e masës paraburgim në Institucionin ndëshkues-përmirësues në Burgun e Shkupit.

“Sektori për punë të jashtme Tetovë sot parashtroi padi penale kundër A.B.(43) nga Reçica e Madhe e Tetovës dhe vëllau i tij L.B.(40) nga Tetova, për shkak të dyshimeve se kanë kryer vepër penale “dhunë”. Ata dyshohen se dje në periudhën prej orës 9:00 deri në orën 9:30, në Repartin për sëmundje të lëkurës në Spitalin klinik të Tetovës, fizikisht e kanë sulmuar mjekun A.E.(45)”, kumtoi sot SPB Tetovë.

A.B. dhe L.B. janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në Stacionin policor në Tetovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...