Tetovë, policia për pesë orë zbulon 106 vetura me dritare të errëta

Tetova

Tetovë, policia për pesë orë zbulon 106 vetura me dritare të errëta

Më: 23 janar 2020 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Siç njoftuan nga SPB Tetovë, gjatë ditës së djeshme për pesë orë, policia e komunikacionit në Tetovë ka zbuluar 106 automjete me dritare të errëta.

Aksioni është zbatuar nga ora 10 deri në orën 15:00 në Tetovë, tetë shoferë prej 106 kanë refuzuar të heqin errësimin e dritareve ndërsa të tjerët i kanë hequr.

Qindra tetovarë gjatë 2019-tës janë dënuar për dritare të errëta në veturë

Gjatë kontrollit janë zbuluar edhe pesë automjete pa regjistrim dhe pesë shoferë pa pasur lejen e vozitjet, dy shoferë që kanë përdorur telefon.

Dritaret e errëta në automjete nuk kalojnë në kontroll teknik ndërsa si kundërvajtje është e dënueshme me 300 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat