Rikthehet kryeshefi i vjetër në SPB-Tetovë, Qeveria anulon vendimet e Çulev

Tetova

Rikthehet kryeshefi i vjetër në SPB-Tetovë, Qeveria anulon vendimet e Çulev

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 19:37
Foto Ilustrim

Qeveria anuloi sërish një sërë vendimesh të Ministrit teknik të brendshëm Naqe Çulev.

Bëhet fjalë për 3 vendime dhe 2 urdhra që Çulev i ka dhënë gjatë këtij muaji. Nga qeveria nuk zbardhin arsyet për anulimin e vendimeve.

Kjo nuk është hera e parë që qeveria anulon vendimet e ministrit teknik të brendshëm.

Pak kohë më parë ekzekutivi anuloi 89 vendime që kishin të bëjnë me emërime në sektorë të ndryshëm të MPB-së.

Një nga vendimet e Çulevit ishte dhe shkarkimi i kryeshefit të SPB në Tetovë, Amir Dalipi i cili përsëri rikthehet në pozitën të cilën e kishte më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat