Arrestohen pronarët e dy lokaleve në Tetovë, nuk respektuan masat kundër Covid-19 - Bota Sot
Arrestohen pronarët e dy lokaleve në Tetovë, nuk respektuan masat kundër Covid-19

Tetova

Arrestohen pronarët e dy lokaleve në Tetovë, nuk respektuan masat kundër Covid-19

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 12:34
Foto Ilustrim

Dy pronarë të objekteve hotelerike në Tetovë, janë arrestuar për shkak të mosrespektimit të masave për mbrojtje nga coronavirusi, në lokalet e tyre.

Ata janë arrestuar në një aksion të përbashkët të policisë me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, të cilët kanë kryer gjithsej 31 kontrolle.

SPB Tetovë informon se të arrestuarit janë dërguar në stacion policor.

Ndryshe, policia për mosmbajtjen e maskave ka dorëzuar 56 urdhër-pagesa, ndërsa 63 persona janë dërguar në izolim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat