Ndërroj jetë nga koronavirusi mjeku nga Tetova - Bota Sot
Ndërroj jetë nga koronavirusi mjeku nga Tetova

Tetova

Ndërroj jetë nga koronavirusi mjeku nga Tetova

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 12:31
Foto Ilustrim

Regjistrohet viktima e parë mjek si pasojë e Kovid-19 në vend. Bëhet fjalë për 64 vjeçarin Arifikmet Deari, urolog nga Tetova. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili ka njoftuar se Deari ka qenë i hospitalizuar si pasojë e problemeve neurologjike, ndërsa ka ndërruar jetë për shkak të komplikimeve nga Kovid-19.

 Pas 15 ditëve hospitalizim e humbi betejën me sëmundjen. Dr. Deari i cili ishte pak ditë para pensionimit është mjeku i parë i cili ka humbur jetën si pasojë e kompilimeve nga virusi korona”-tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Filipçe i bëri thirrje mjekëve të kujdesen për shëndetin e tyre dhe t’i respektojnë protokollet në vendin e punës dhe jetën private. Thirrje i adresoi edhe qytetarëve.

I bëj apel qytetarëve që t’i respektojnë masat e nevojshme me qëllim që të ruajnë veten, punonjësit shëndetësore dhe gjithë qytetarëve”-pohoi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani të paktën 540 mjek janë prekur nga virusi Kovid-19, apo 9 për qind e bilancit të të prekurve. Rasti i fundit u regjistrua në Spitalin e Qytetit në Kumanovë ku e prekur me korona virus rezultoi të jetë drejtoresha e spitalit, Snezhana Zaharieva. Në raportin e Organizatës Botërore të Shëndetit rezulton që 1.3 për qind e punonjësve shëndetësorë në botë janë të prekur nga Kovid-19, ndërsa situata më kritike paraqitet në Afrikë ku raportohet për të paktën 6 mijë mjek të infektuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat