Shërohen 31 pacientë nga COVID-19 në Tetovë, mbeten edhe 292 raste aktive - Bota Sot
Shërohen 31 pacientë nga COVID-19 në Tetovë, mbeten edhe 292 raste aktive

Tetova

Shërohen 31 pacientë nga COVID-19 në Tetovë, mbeten edhe 292 raste aktive

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 17:26
Tetova

Ditëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, numri i personave të shëruar nga coronavirusi ka shënuar rritje.

Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë shëruar gjithsej 123 pacientë, prej të cilëve 31 janë nga Tetova.

Që nga fillimi i pandemisë në qytetin e Tetovës janë regjistruar 871 raste me COVID-19, ndërsa për momentin raste aktive ka 292 raste.

Megjithatë, Tetova vazhdon të mbetet komuna e dytë me më shumë raste aktive me coronavirus pas Shkupit (1788), ndërsa më pas është Kumanova me 194 raste aktive.

Ndryshe, në Maqedoni gjithsej janë infektuar 8197 persona, prej të cilëve 4326 janë shëruar, ndërsa 385 kanë ndërruar jetë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat