Përplasje mes policisë dhe protestuesve për ujin e pijshëm në Siniçan - Bota Sot
Përplasje mes policisë dhe protestuesve për ujin e pijshëm në Siniçan

Tetova

Përplasje mes policisë dhe protestuesve për ujin e pijshëm në Siniçan

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 18:24
Protesta

Banorët e fshatit Siniçan u penguan edhe një herë nga policia që të vazhdojnë punimet në bjeshkë për ujësjellësin.

Siç shihet edhe nga videot e mëposhtme banorët janë përplasur fizikisht këtë pasdite me policinë, ku këta të fundit kanë bllokuar edhe punimet e ujësjellësit.

Aty po qëndron edhe kreu i Komunës së Bogovinës. Në vendin e ngjarjes pritet të mbërrijë edhe prokurori i Tetovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat