Deputeti i OBRM-PDUKM-së: Ndërtimet në “KIP Jellak” do ta shkatërrojnë Tetovë

Tetova

Deputeti i OBRM-PDUKM-së: Ndërtimet në “KIP Jellak” do ta shkatërrojnë Tetovë

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 14:55
Foto Ilustrim

Deputeti i OBRM-PDUKM-së nga Tetova, Aleksandar Veljanovski, sot tha se me ndërtimin e ndërtesave në vendin “KIP Jellak” në Tetovë, edhe më shumë do të shkatërrohet qyteti.

Ai tha se sërish nuk ka përgjegjësi për dyshimet për korrupsion.

“Ky projekt është e tepruar dhe e dëmshme. Ajo rëndon zonën qendrore të qytetit dhe mbyll qarkullimin e ajrit në Tetovë, i cili tashmë është qyteti më i ndotur në Maqedoni. Kjo xhungël ndërtimore do ta shkatërrojë Tetovën. Mafia, krimi dhe qeveria në Maqedoni janë e njëjta gjë dhe duhet të bien”, tha Veljanovski.

Ai shtoi se edhe një javë pasi e publikuan këtë rast, pushteti akoma hesht.

Ai tregoi dokumente, gjendjen themelore të një kompanie në Regjistrin Qendror dhe përshkrim për një kompani në Panama, e cila, siç tha ai, dëshmon lidhjen e një shtetasi të huaj me pronën në “KIP Jellak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat