Vozitja e shpejtë, arsyeja më e shpeshtë e aksidenteve në Tetovë

Tetova

Vozitja e shpejtë, arsyeja më e shpeshtë e aksidenteve në Tetovë

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 13:35
Foto ilustrim

Vozitja e shpejtë është arsyeja më e shpeshtë për aksidentet e trafikut në rajonin e Tetovës, gjatë nëntë muajve të kaluar të këtij viti.

Analizat e SPB Tetovë tregojnë se një e treta nga 144 aksidentet, kanë ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës. Vozitjen e shpejtë, policia më shpesh e konstaton tek shoferët në autostradën drejt Gostivarit.

“SPB Tetovë çdo ditë kryen kontrolle për shpejtësinë, para se gjithash në autostrada, ku edhe më shpesh shoferët sanksionohen. Gjobat për tejkalim të shpejtësisë brenda dhe jashtë vendbanimeve janë prej 20 deri 400 euro në kundërvlerë të denarit, ndërsa për “më të shpejtit” është edhe masa – marrje e përkohshme e lejes për vozitje prej tre muajve deri në një vit”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Ai shtoi se duke pasur parasysh kushtet klimatike, reshjet e shiut dhe mjegullën, apelohet për vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat