Në shenjë proteste ekspozohen faturat e energjisë tek ura në Tetovë

Tetova

Në shenjë proteste ekspozohen faturat e energjisë tek ura në Tetovë

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 13:08
Faturat e energjisë

Këshilli protestues kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, sot tek ura e lumit Shkumbin në Tetovë, kanë ekspozuar fatura të energjisë elektrike, të cilat, sipas tyre, janë me çmime tejet të larta, edhe përkundër faktit se shtëpitë janë pa banorë. Ata pretendojnë se këto lloj faturash, shpërndahen vetëm në pjesën perëndimore të vendit tonë. Drejtuesit e protestave kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, për krijimin e kësaj situate, e kanë akuzuar Qeverinë e cila, sipas tyre, për katër muaj radhazi, edhe përkundër protestave të përjavshme, nuk ka ndërmarr asgjë në drejtim të uljes së çmimit të energjisë elektrike.

Përndryshe, ky është aktiviteti i 16 me radhë i këshillit për organizimin e protestave kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike “Boll Më”.

Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat