Ujësjellësi në Tetovë, deklarata kontradiktore të Teuta Arifit

Tetova

Ujësjellësi në Tetovë, deklarata kontradiktore të Teuta Arifit

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 09:15
Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi

Në konferencën për media, kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi u zotua se ujësjellësi i Tetovës do të jetë punë e kryer në vitin 2017 por para 3 muajve Arifi tha se puna e ujit në Tetovë është punë e kryer.

Më 1 tetor të viti 2016 kryetarja e Tetovës tha Storja 20 vjeçare e ujit të pijshëm ne Tetovë sot merr fund. Sot ne shënuam përfundimin e 8.5 kilometrave të rrjetit të ujësjellësit, që ishin stërgjatur pafundësisht, dhe si rezultat i këtij fakti qytetarët e Tetovës kishin probleme me ujin e pijshëm që është e drejtë bazike e çdo qytetari. Me përfundimin e rrjetit të ujësjellësit dhe me rrumbullaksimin e punimeve në filterstacion, përfundimisht kjo çështje mbyllet’.

Dje, kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi në daljen para mediave për punën e këtij viti tha ”Në vitin 2016 përfunduan punimet nga trasa e mbetur e ujësjellësit prej 8.5 kilometra dhe nga viti 2017 me vendosjen e makinerisë për filtrim të ujit, uji i pijshëm nuk do të mungojë në Tetovë.”

Përndryshe, zgjedhjet e rregullta lokale duhet të mbahen në muajin prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat