Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi bashkë me Ambasadorin e Shtetit Francez Kristian Timonier kanë vizituar shkollën e mesme të Gjimnazit të Tetovës.
Në një postin në rrjetin social "Facebook" e para e Tetovës Teuta Arifi shkruan:
Bashkë me Ambasadorin e Republikës Franceze Kristian Timonier vizituam Gjimnazin e qytetit tonë
Ambasadori Kristian Timonier zhvilloi një orë mësimore para nxënësve të drejtimit bilingual me temë: “Zbarkimi i forcave aleate dhe lufta e Normandisë”
Kemi ndërtuar jashtëzakonisht shumë bashkëpunim bashkë me stafin arsimorë të Gjimnazit me shkollat e Republikës Franceze.
Shqyrtojmë mundësinë që bashkë me Ambasdorin Timonier, që nxënësit e Gjimnazit të Tetovës në drejtimin bilingual të marin pjesë sërisht me vizitat e tyre në Shkollat e Republikës Franceze dhe të shkëmbejnë eksperiencat e tyre.