Persona të panjohur plaçkisin një market në Tetovë

Tetova

Persona të panjohur plaçkisin një market në Tetovë

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 14:32
Ilustrim

Disa persona të maskuar dje kanë plaçkitur një market në Tetovë. Ata janë futur brenda dhe kanë kërcënuar të punësuarit.

Siç njoftojnë nga MPB, në rrugën “Shtipska” në Tetovë katër persona të maskuar nga të punësuarit kanë marrë qarkullimin ditor dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Nga Policia thonë se po ndërmarrin masa për kapjen e vjedhësve dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Përndryshe, ky nuk është rasti i vetëm i vjedhjeve nëpër markete në Tetovë, pasi më herët janë regjistruar raste të ngjashme edhe në markete tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat