Gjendje alarmante me papastërtinë në Tetovë - Bota Sot
Gjendje alarmante me papastërtinë në Tetovë

Tetova

Gjendje alarmante me papastërtinë në Tetovë

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 22:35
Tetovë

Qyteti i Tetovës dhe komunat rurale po ngulfaten nga mbeturinat. Përveç kontejnerëve të cilët tërë ditën janë të stërmbushura me plehra edhe përreth tyre grumbullohen pirgje mbeturinash që kundërmojnë erë të keqe. Ndërsa vizitorë të shpeshtë janë edhe qentë endacak të cilët tërheqin zvarrë qeset me mbeturina.

Qytetarët shprehen të revoltuar nga katandisja e qytetit në këtë gjendje dhe druajnë nga përhapja e ndonjë epidemie nga papastërtia.

“Shiheni vet, sëmundje është kjo dallohet erë e keqe vjen. Paguajmë rregullisht me dokumente e kemi, por s`merren masa, edhe me parkingun njëjtë. Unë 40 vjet jetoj këtu por ky kaos nuk ka qenë asnjëherë për këto vite”.

“E shihni vet, mund të vjen ndonjë epidemi se papastërtia e madhe është, shikojeni edhe këndej edhe andej mbetje ka.. por ka dhe një problem tjetër, kamioni kur vjen ti merr nuk mund të hyj shkaku i parkimit të veturave”.

“Normal që na pengojnë, gjithnjë këtu i kemi. Dhe kur i marrin për gjysmë ore mbushet sërish njëjtë bëhet”.

Por Ndërmarrja Publike, arsyetohen se shkaku i ardhjes së mërgimtarëve dhe shtimit të numrit të makinave, është pamundësuar bartja e vazhdueshme e mbeturinave.

Sipas analizave kemi shtim të rreth 40 ton mbetjeve në ditë, mirëpo nuk qëndron problemi tek stacioni i ngarkim shkarkimit, ne kemi pas një defekt por tash funksionon, por problemi i dytë qëndron tek fluksi i madh i automjeteve në qytet që na bën telashe për të arritur në vende të caktuara”- tha Xhelal Ceka, Drejtor i NPK Tetova.

Siç mëson Alsat, kjo ndërmarrje publike ballafaqohet shpesh me prishjen e makinave tek pika për ngarkim shkarkim të mbeturinave gjë që përkeqëson problemin me mbetjet në këtë qytet. Tetova dy muajt e fundit prodhon një sasi prej rreth 280 ton mbetje në ditë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test