Skafi përfshihet nga flakët në Vlorë, drejtuesi shoqërohet në spital

Vlora

Skafi përfshihet nga flakët në Vlorë, drejtuesi shoqërohet në spital

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 20:27
Foto

Një skaf është përfshirë nga flakët në zonën e Tri Portit në Vlorë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se skafi ka qenë duke lundruar në afërsi të portit, kur ka evidentuar zjarrin që ka nisur fillimisht në motorin e mjetit lundrues, e më pas ka përshkruar të gjithë strukturën.

Ndërkohë raportohet se drejtuesi i skafit, në përpjekje për të shuar flakët, ka marrë plagë të shumta dhe si rrjedhojë është shoqëruar në spitalin lokal të Vlorës.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat